Denver ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit pas fitores 140-127 ndaj kryesuesve të Oklahoma. Një ndeshje spektakolare, ku Nikola Jokic realizoi 35 pikë e Murray 34 pikë për miqtë. Në këtë mënyrë Nuggets i kthejnë reston kryesueseve të Konferencës së Perëndimit, me Oklahoman që i kishte mundur vetëm 2 ditë më parë.
Humbja e dytë radhazi për Lakers, që u mundën 111-108 në fushën e Brooklyn. Vendimtar stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 44 pikë. Tek kalifornianen u ndje sigurisht mungesa e Le Bron James, ndera 22 pikët e realizuara nga Donçiç rezultuan të pamjaftueshëm.
Humbet edhe Miami, që në fushën e tij u mund 105-102 nga Charlotte.Për miqtë u dallua Bridges me 35 pikë.
Ngjit shkallët në renditje ekipi i Golden State, që mundi 130-120 Portland me 4 lojtarë të vendasve që realizuan mbi 20 pikë, duke bërë diferencën në parket.
Fiton edhe skuadra e Memphis, që falë 29 pikëve të Ja Morant mundi 120-118 Pheonix në sekondat e fundit.
Sukses i rëndësishëm në trasfertë edhe për ekipin e New York Nicks, që triumfoi 133-104 ndaj Sacramneto Kings. Town me 26 pikë e 9 topa në tabelë bëri diferencën në parket për nju jorkezët.
Fitore e thjeshtë edhe për kampionët në fuqi të Boston Celtics, që në TD Garden triumfuan me shifrat 114-108 ndaj skuadrës së vendit të fundit në renditje Utah Jazz. Hauser me 33 pikë dhe Brown me 26 ishin përcaktues në suksesin e Celtics.
