Kosova ka bërë detyrat e shtëpisë me Malin e Zi, duke dominuar dhe mposhtur skuadrën mike me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit. Qendërmbrojtësi i Veronës ka goditur saktë me kokë në zhvillimet e një këndoreje në minutën e 10-të, duke kaluar ekipin e Shaland në epërsi.

Kosova realizon dhe golin e dytë 24 minuta më pas, falë një kundërsulmi të shpejtë nga e djathta, me Vedeat Muriqin që ndalet herën e parë nga portieri malazes, por nuk fal në të dytën!

Një fitore që e ngjit Kosovën në kuotën e 11 pikëve, në vendin e tretë në grupin A, një pikë poshtë Republikës çeke, me të cilën do të përballet në nëntor. “Dardanët” mbajnë gjallë mundësitë për t’u kualifikuar direkt në Euro2020 dhe gjithçka do të vendoset në përballjet e muajit tjetër, në transfertën çeke dhe në sfidën shtëpiake me Anglinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb