Tashmë jo vetëm qeveria do të jetë pjesë e aksionit anti informalitet por edhe qytetarët dhe bizneset. Me anë të aplikacionit “Stop Informalitetit”, të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, qytetarët mund të denoncojnë raste kur nuk marrin kupon tatimor, kur janë të padeklaruar në punë, apo kur kanë informacione për tatimpagues të paregjistruar në tatim. Ky aplikacion mund të përdoret gjithashtu edhe nga bizneset, të cilët mund të denoncojnë rastet kur inspektorët tatimnorë kanë sjellje të keqe apo kërkojne ryshfet.

Kryeministri Rama me anë të një postimi ne facebook, u kërkon qytetarëve teë shkarkojnë aplikacionin në telefonat e tyre dhe të denoncojnë cdo rast abuzimi, ndërsa deklaron se ruhet më së miri anonimati.

“59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin? Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor?

Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Storehttps://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…

Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet?
Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar? #ZeroTolerancë? ndaj abuzuesve” – shkruan Rama në facebook.

Të gjitha rastet që do të denoncohen nga qytetarët por edhe nga bizneset në aplikacionin “Anti Informalitet”, do të verifikohen nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb