Xhekpoti i lotarisë “Mega Millions” në SHBA ka arritur vlerën prej 454 milionë dollarë, duke e bërë këtë njërin prej 10 çmimeve më të mëdha në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Sipas mediave amerikane, interesimi i njerëzve është i madh për të blerë biletat e “Mega Millions”.

“Unë do ta ndaja një pjesë të parave të fituara. Do t’i jepja të afërmve të mi, miqve, e një pjesë do ta kaloja për bamirësi”, tha Lionel Hudson, transmeton KosovaPress.

Lotaria “Mega Millions” luhet në 44 shtete, në Uashington D.C. dhe në Ishujt Virxhin. Mundësitë për të fituar një xhekpot të tillë janë një në gati 259 milionë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: