GREQI

Policia greke gjatë aksionit të ndërmarrë ditën e sotme ka bllokuar 116 kg drogë, të llojit marijuanë në pikën kufitare Shqipëri-Greqi. Operacioni u zhvillua në Grevena, ku policia greke ka ndaluar edhe dy automjete.


Në njërin prej automjeteve u gjet dhe u sekuestruan 36 pako me 116 kg 100 gram marijuanë,  ndërsa  mjeti i dytë shërbente për kontrollin e rrugës. Në pranga kanë përfunduar 3 shtetas grekë, 34, 36 dhe 51-vjeç.


Gjatë kontrolleve në makina dhe në banesat e të dyshuarve, u gjetën edhe 285 gram marijuane në total, 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: