ANGLI- Zvicra U21 ka humbur kundër përfaqësueses së Anglisë U21, me rezultat 3-1. Goli i parë në ndeshje u shënua nga sulmuesi shqiptar, Shani Tarashaj, i cili me një parabolë të bukur befasoi portierin kundërshtar. Por, pas këtij goli prizrenasi u detyra të lërë fushën për shkak të lëndimit.

Edhe pse Zvicra shënoi e para, anglezët u kundërpërgjigjën me 3 gola. Pas katër ndeshjeve Anglia prin me dhjetë pikë nga katër ndeshje, kurse Norvegjia dhe Zvicra kanë nga shtatë pikë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb