Adnan Januzaj falë një goli të shkëlqyer i dha fitoren Belgjikës në ndeshjen e fundit në grupe të Botërorit kundër Anglisë. Futbollisti me origjinë shqiptare pas ndeshjesh u shpreh shumë i lumtur që i dha 3 pikët skuadrës së tij, e cila do të ndeshet në 1/8 kundër Japonisë, por shtoi se kjo ishte një përgjigjje ndaj njerzëve që e kishin kritikuar kuar luante në Angli me Manchester-in.


“Natyrisht puna ime ishte ta tregoja veten para njerëzve se në të kaluarën në Angli kisha shumë kritika. Dua t’i tregoj atyre njerëzve se jam këtu, jam shumë i kënaqur me këtë. Jam shumë i lumtur që shënova një gol të shkëlqyer kundër një kundërshtari të mirë. Unë kam shpenzuar shumë energji në punë.


Këtë vit kam luajtur në një ekip si Real Sociedadi që më ka bërë të rritem si lojtar. Në moshën 23-vjeçare gjëja më e rëndësishme është të kesh paraqitje në fushë dhe të vazhdosh të përparosh. Jam shumë i kënaqur që po shkon në këtë mënyrë”, tha Januzaj për mediat britanike.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb