Janë luajtur 19 javë të Superiores dhe shtatë klube kanë ndryshuar trajnerin. Besnikë me stolin nga fillimi i sezonit kanë mbetur Egnatia, Vllaznia dhe Teuta. Por si është mesatarja e pikëve për trajnerët aktualë në kampionatin shqiptar?
Fronin e mban Ilir Daja, i cili në 16 ndeshje ka grumbulluar 31 pikë. Me një mesatare 1.94 pikë për ndeshje, mban dhe vendin e parë.
Pas tij ndodhet Veselinoviç. Trajneri serb është prej 17 ndeshjesh në krye dhe mesatarja e tij është 1.76 pikë. 1.63 pikë për ndeshje numëron Tomas Brdariç i Vllaznisë, ndërsa kampioni Edlir Tetova ndodhet në kuotën e 1.58 pikëve.
Këto trajnerë ndodhen dhe me zonën e “final four”. Aktualisht Ernest Gjoka ka mesataren më të ulët me 0.4 pikë te Skënderbeu, ndërsa është vetëm prej pesë ndeshjesh në krye.
Më poshtë ndodhet dhe renditja e plotë me trajnerët, numrin e ndeshjeve në këtë sezon dhe mesataren e pikëve që kanë.
- Ilir Daja(Dinamo) në 16 ndeshje, 1.94 pikë
- Aleksandar Veselinoviç(Partizani) në 17 ndeshje, 1.76 pikë
- Tomas Brdariç(Vllaznia) në 19 ndeshje, 1.63 pikë
- Edlir Tetova(Egnatia) në 19 ndeshje, 1.58 pikë
- Françesko Moriero(Laçi) në 11 ndeshje, 1.55 pikë
- Edi Martini(Teuta) në 19 ndeshje, 1.21 pikë
- Ivan Gvozdenoviç(Skënderbeu+Elbasani) në 18 ndeshje, 1.05 pikë
- Nevil Dede(Bylis) në 13 ndeshje, 1 pikë
- Gugash Magani(Tirana) në 7 ndeshje, 1 pikë
- Ernest Gjoka(Skënderbeu) në 5 ndeshje, 0.4 pikë