Pasditen e kësaj të mërkure u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 16-të të elitës. Elbasani u kthye te fitorja, teksa mundi 3-1 Bylis.
Abazaj la ballshiotët me një lojtar më pak pas 30 minutash lojë pasi u ndëshkua me karton të kuq. Mysafirët, gjithsesi, ia dolën që të realizojnë të parët në fundin e fraksionit, me anë të Malomo Ayodeji. Të besuarit e Bordin përmbysën shifrat në pjesën e dytë, me Kasa dhe Lleshi (x2).
Barazim 1-1 mes Teutës dhe Laçit. Golat u realizuan nga Mjaki dhe Jazxhi.
(J.S/BalkanWeb)