Kategoria Superiore luajti fundjavën që lamë pas ndeshjet e javës së 30. Gazeta “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

FORMACIONI MË I MIRË

 

Capture

TRAJNERI MË I MIRË – ERNEST GJOKA

Po rikthen me këmbë në tokë një Kukës që me prepotencë pas janarit kërkoi të bënte rokadë me Partizanin, por që për shumë arsye nuk ia doli. Fitorja 0-2 në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës e bën Ernest Gjokën trajnerin më të mirë të javës së 31-të. Taktikisht Kukësi ishte perfekt, edhe pse la jo pak hapësira në mbrojtje. E goditi kundërshtarin atëherë kur duhej, duke menaxhuar mirë forcat që kishte.

FORMACIONI MË I DOBËT

Capture2

TRAJNERI MË I DOBËT – ARDIAN MEMA

Llogari të gabuara nga trajneri bardheblu, në një ndeshje ku duke parë rivalin, mund të luante edhe për dy rezultate: barazimin dhe fitoren. Pasi kishte mësuar rezultatin e rivalit direkt, Kastrioti, trajneri i Tiranës, Ardian Mema, mund ta kishte kursyer disi “aventurën sulmuese” ndaj një Kukësi, që në letër është më lart se Tirana me kualitete. Mbrojtja vazhdon të jetë një problem që Mema nuk i jep dot zgjidhje.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb