Dy nga emrat më të spikatur në Kategorinë Superiore për vite me rradhë, Erdenis Gurishta dhe Bruno Dita, kanë konfirmuar nëpërmjet psotimeve në rrjetet e tyre sociale, se kanë përfunduar aventurat e tyre, respektivisht në Bullgari tek CSKA e Sofies për ish kapitenin e Vllaznisë dhe në Maqedonin e Veriut tek Shkëndija, për ish futbollistin e Teutës dhe Skënderbeut.

Ish-kapiteni i Vllaznisë pritet të rikthehet tek klubi shkodran. Përmes një postimi në “InstaStory” ai shkruan: “Faleminderit për gjithçka FC CSKA 1948 Sofia, kënaqësi të kontribuoja për këtë klub. Ju uroj suksese”.

Gurishta

Edhe mesfushori Bruno Dita ka njoftuar largimin nga Shkëndija përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se ndjehet krenar që i ka shërbyer dhe ka mbajtur veshur fanellën për 4 vite.
Dita është një nga emrat më të lakuar deri tani në kampionatin shqiptar dhe Dinamo është skuadra pretendente për ta pasur në ekip

Dita

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: