TIRANE – “Superjahti “Rising Sun” i 6-ti në botë për nga madhësia dhe një prej anijeve private më luksoze ne planet ka prekur ujërat shqiptare, ditën e sotme (duke xhelozuar jo pak ishullin e Korfuzit)”. Kështu shkruan Auron Tare në faqen e tij në “Facebook”, ku ka publikuar edhe foto të superjahtit.

“Kisha kënaqësinë për tu përfshirë në ardhjen e këtij superjahti në Shqipëri, pasi besoj se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turizmin elitar të jahteve. Pak kush beson se bregdeti ynë mund të tërheqë të tillë vizitorë por ardhja e këtij superjahti sot në Shqipëri besoj se më jep të drejte. Rising Sun i ndërtuar nga pronari i Oracle ish-partneri i Bill Gates është një prej jahteve më të famshëm në planet. Tashme në pronësi të një prej emrave më të rëndësishëm të industrisë së Hollywood mban gjithmonë në bordin e vet emra nga më të rëndësishëm të politikës, industrisë kinematografike apo të financës botërore. Ardhja e Rising Sun në ujërat tona është një shenjë e qarte se ne se jemi serioze për të ndërtuar një infrastrukturë dinjitoze bregdeti, mund të kthehet me të vërtetë në një destinacion shumë të rëndësishëm për këtë industri”- shkruan Tare.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb