“Arena Kombëtare” e cila është në fazën e ndërtimit ka humbur për herë të dytë garën për organizimin e Superkupës së Europës. “UEFA” ka shpallur sot fituesin për vitin 2020 dhe mes kandidatëve është përzgjedhur “Estadio de Dragao” i Portos, duke sfumuar kështu kërkesën e Shqipërisë.

Estadio_Dragao_FCP-Villarreal_2_060816-470x262

FSHF garoi edhe vitin e kaluar po me projektin e stadiumit, por në fund u vendos të luhej në “Vodafon Arena” të Beshiktashit, aty ku Atletico Madrid pret të mësojë kundërshtarin pas finales së “Championsit” mes Real Madrid dhe Liverpool.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb