Real Madrid fiton për të katërtën herë në histori trofeun e “Superkupës së Europës” pasi mundi anglezët e Manchester United me rezultatin 2-1.

Në takimin e luajtur në Shkup të Maqedonisë në stadiumin “Filipi i 2”, të besuarit e Zinedin Zidan morën avantazhin në minutën e 24-ër falë Casemiro-s që mposhti De Dean pas një asisti perfekt të Carvajal. Kaq sa i takon pjesës së parë, por me fillimin e së dytës, ekzaktësisht në minutën e 52 “galaktikët” kaluan në epërsi të dyfishtë pas golit të Isco-s.

1-0 Casemiro GOAL HD – Real Madrid 1-0… by 87taras

Isco GOAL HD – Real Madrid 2-0 Manchester… by 87taras
United nuk preferoi të dorëzohej dhe pa kaluar shumë, Romelu Lukaku shkurtoi diferencat në 2-1 në minutën e 62-të. Për pjesën tjetër të lojës rastet nuk munguan nga të dy kampet, por në përfundim rezultati nuk ndryshoi duke i siguruar kështu Real Madridit trofeun e katërt të këtij lloji.

R o m e l u L u k a k u G o a l H D by football365life2
Një ndeshje e nivelit të lartë që përfundoi me zhgënjim për të besuarit e Mourinho-s të cilët nuk kanë shumë kohë të vajtojnë pasi në fundjavë starton “Premier League” dhe nisja me këmbën e mbarë është detyrim për “djajtë”.

Real Madrid: Navas, Karvahal, Varan, Ramos, Marselo, Modriç, Kasemiro, Kros, Bejl, Benzema, Isko

Trajner:
Zinedin Zidan

Mançester Junajtid: De Gea, Valencia, Lindelof, Smolling, Darmian, Herrera, Matiç, Pogba, Mkhitarjan, Lukaku, Lingard

Trajner: Zhoze Murinjo

Gjyqtar: Xhanluka Roki (Itali)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb