Të enjten, më 26 dhjetor, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të luhet Superkupa e Shqipërisë, e 31-ta në histori.

Egnatia si kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalist i Kupës së Shqipërisë, do të përballen me njëra-tjetrën në këtë duel të veçantë për trofeun e parë të sezonit 2024/2025.

Vetëm dy ditë kanë mbetur nga Superkupa e Shqipërisë, teksa rrogozhinasit pas titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë, synojnë trofeun e parë në histori të Superkupës.

Kukësi, ndërkohë e ka fituar vetëm një herë më parë Superkupën dhe kuksianët do të tentojnë trofeun e dytë në histori.

Biletat për Superkupën e Shqipërisë mund të blihen vetëm online në ebileta.al në këtë link: Biletat e ndeshjes: Egnatia – Kukësi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb