Java e 23-të e Superligës së Kosovës ka regjistruar një humbje të papritur të Dritës që mban kreun e renditjes. Skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani, është mundur me shifrat 1-0 nga Llapi, i cili lufton për mbijetesë në këtë edicion.

Goli i ish-sulmuesit të Dinamos, Ardit Tahiri, i ka dhënë suksesin 1-0 Llapit, që e largon këtë të fundit nga zona e ftohtë dhe ndalon kryesuesit. Por Ballkani i Orges Shehit, që ndjek kreun, nuk ia ka dalë të shkurtojë shumë diferencën, pasi është ndalur edhe ai në një baraizm 1-1 ndaj Prishtinës.

Adetunxhi i dha avantazhin skuadrës së Suharekës në minutën e 83-të, por Gapi Dable në shtesë barazoi shifrat në 1-1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb