Me Partizanin që po zhvillon një kampionat më vete, por gjithsesi çdo hap i të kuqve ka ndikim tek pjesa tjetër e Superligës, java e 31-të rezervon këtë të diele disa përballje shumë të rëndësishme që mund ti japin më shumë formë zonës euro dhe mbijetesës. Pasi hodhën një hap të rëndësishëm drejtë finales së Kupës së Shqipërisë, Kukësi rikthehet aty ku zhgënjeu më shumë këtë sezon, në kampionat, ku presin Teutën në një ndeshje që mund të konsolidojë edhe më shumë pozitat e tyre në vendin e dytë.

Kukesi Rexhinaldo
Kukesi Rexhinaldo

Në stadiumin e Kamzës i sfidon Teuta, një kundërshtarë që do të përpiqet ti marrë më të mirën këtij takimi pasi për durrsakët çdo pikë e lënë i largon edhe më shumë nga zona euro. Ecuria e Teutës në javët e fundit nuk të bën të jesh shumë optimist por ky takim mund të jetë një pikë kthese për një sezon që nisi me shumë bujë por që po shkon drejtë dështimin. Një tjetër sfidë direkte për zonën euro zhvillohet Korçë ndërmjet Skënderbeut dhe Flamurtarit.

Shehi55
Shehi55

Ekipi i Orges Shehit kërkon të qëndrojë në valle për një vend në europë, gjithnjë duke pritur vendimin përfundimtarë nga KAS. Edhe në sfidën e fundit atë kundër Kukësit, vërtetuan se janë shumë të prekshëm në mbrojtje por që dinë të luajnë futboll të mirë dhe mund të marrin pikë të plota përballë çdo rivali. Flamurtari kërkon të ruaj ecurinë shumë pozitive këtë periudhe, me apo pa lekë Vlonjatët janë një skuadër e cila pretendon europën.

Majkell Ngoo
Majkell Ngoo

Në fund por jo më pak e rëndësishme është sfida që do të luhet në Gjirokastër. Luftëtari pret sërish Tiranën këtë herë nuk diskutohet më për finalen e Kupës por për mbijetesë. Kryeqytetasit nuk dëshirojnë të dalin pa pikë nga kjo transfertë, çdo përfundim tjetër do të ndërlikonte edhe më shumë këtë fund sezoni pasi rivali i tyre i drejtë për drejtë, Kastrioti shijon i qetë dhe pushim tre pikët në tavolinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb