Çështja Kale po bëhet çdo ditë e më e nxehtë duke qenë se për shërbimet e tij janë në luftë Kukësi dhe Flamurtari. Verilindorët pretendojnë se braziliani është nën kontratë me ta, ndërkohë që nga ana tjetër, vlonjatët shprehen se nuk ka asgjë mes tyre dhe Kales dhe se nuk do të ketë deri sa të merret një vendim. Në fakt, gjërat kanë ndryshuar paksa këtë të shtunë, duke qenë se mesfushori me tipare sulmuese ka debutuar me fanellën e Flamurtarit në një ndeshje miqësore ndaj Butrintit. Ky aktivizim, nuk është se i prish punë askujt pasi ishte vetëm ndeshje miqësore, ndërkohë që vetë Kale e ka shprehur qartë dëshirën e tij për të firmosur në Vlorë. Pak kohë më parë, ai u largua nga Kukësi duke kaluar në kampin vlonjat aty ku stërvitet nga trajneri Ilir Daja dhe gjithmonë e ndjek në stadium Flamurtarin, madje feston edhe fitoret e tyre bashkë me skuadrën. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb