Laçi ka shkërrmoqur Teutën duke marrë një trepikësh thelbësor në luftën për Kupat e Europës. Kurbinasit e drejtuar nga Sulejman Starova, kanë mposhtur durrsakët e Bledi Shkëmbit me një rezultat të thellë 5-0. Laçi la pas kështu eliminimin nga Kupa e Shqipërisë duke triumfuar ndaj vendit të tretë në renditje.

Kurbinasit e kanë nisur ndeshjen me marshin e pestë, ndërsa Okopu në minutën e 25-të dhe Redion Xhixha në të 32-ën do të shënojnë dy gola të shpejtë, që do ta fusin praktikisht në kasafortë fitoren. Edhe pjesa e dytë ka vijuar me ritmin e së parës, me bardhezinjtë që kanë shënuar dy gola të tjerë, me Lushnjken në minutën e 65-të dhe me anë të Domgjonit në minutën e 68-të. Në të 75-ën do të vijë goli më i bukur i ndeshjes, një perlë e Xhixjhës, që shënon golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të pestin për ekipin e tij. Teuta ka qenë e pafuqishme të reagojë dhe ka pësuar humbjen më të thellë në këtë sezon. Laçi nga ana tjetër ka siguruar tre pikë të rëndësishme, por Starova ka humbur Shtubinën dhe Opokun për sfidën e ardhshme ndaj Kukësit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: