Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar pak çaste më parë edhe kalendarin e ndeshjeve të javës së pestë të Kategorisë Superiore. Kështu, java do jetë e ndarë në dy ditë, me dy përballje të shtunën dhe tre të dielën.

Takimet e para të kësaj jave do të jenë ndeshja me e rëndësishme për këtë tur, Kukësi-Partizani, si edhe Luftëtari-Laçi, takime që do të luhen në orën 14:00. Sa i takon sfidës mes gjirokastritëve dhe kurbinasve, ende nuk është caktuar stadiumi që do të presë këtë ndeshje. Dita e shtunë do të mbyllet me takimin e “Loro Boriçit”, Vllaznia-Skënderbeu, që do të zhvillohet në orën 17:00.

Të dielën do të luhen dy takimet e fundit, Teuta-Korabi, në program në orën 14:00 dhe e mbyll javën e katërt përballja e “Selman Stërmasit” në orën 17:00, ku do të ndeshen Tirana e Flamurtari.

Superliga
Java e 5-të

Të shtunën
Luftëtari – Laçi 14:00
Vllaznia – Skënderbeu 17:00

Të dielën
Teuta – Korabi 14:00
Tirana – Flamurtari 17:00
Kukësi – Partizani 14:00

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb