Me sfidat e Kombëtares të lëna pas, tashmë është koha të rikthehemi e të mendojnë për ngjarjen më të rëndësishme futbollistike në vend, Kategorinë Supeiore. Kështu, këtë fundjavë do të luhej java e 8-të me sfida vërtet interesante, të cilat do të luhen të premten dhe të shtunën duke qenë se mesjavën e ardhshme do të luhet java e nëntë.


Federata Shqiptarev e Futbollit ka publikuar axhendën e fundjavës, e cila do të hapet me takimin e së premtes, kur Teuta do të presë Flamurtarin në “Elbasan Arena”, takim që do të nisë në orën 18:00. Të shtunën do të luhen dhe 4 sfidat e tjera, kur në orën 14:00 në Gjirokastër Luftëtari do të presë Bylisin kryesues. Në orën 17:00 përballjet e tjera të diës, të gjitha vërtet të forta. Në Korçë Skënderbeu do të presë Kukësin, ndërsa në Shkodër Vllaznia pret Partizanin. Në kryeqytet, Tirana do të ndeshet me Laçin, që tashmë ka në krye të tij jo më Sulejman Starovën, por Armando Cungun.


Java e 8-të


Të premten
Teuta-Flamurtari 18:00
Elbasan

Të shtunën
Luftëtari-Bylisi 14:00
Vllaznia-Partizani 17:00
Skënderbeu-Kukësi 17:00
Tirana-Laçi 17:00

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb