Skënderbeu vijon fazën përgatitore në Spanjë ku me skuadrën është bashkuar edhe blerja më e re Aco Stojkov. Trajneri Mirel Josa do të ketë në dispozicion një tjetër miqësore luksi për të parë gjendjen e skuadrës, për më tepër formën e sulmuesit të kombëtares Maqedonase. Të mërkurën në orën 11.00 korçarët do zhvillojnë një sfidë me skuadrën e Bundesligës gjermane SC Freburg.

 

Të ndodhur në Durrës, aty ku po zhvillojnë fazën përgatitore, Tirana do luaj të mërkurën një tjetër takim miqësorë. Në stadiumin “Besa” të Kavajës, bardheblutë do të përballën me Besëlidhjes. Ky takim është programuar të luhet në orën 14.00. Për trajnerin Magani ky është testi i radhës pas dy miqësoreve të zhvilluara kundër të rinjve bardheblu e fituar 10-1 dhe kundër Teutes (2-2)

 

Të mërkurën edhe skudra e Partizanit do zhvillojë miqësoren e radhës, atë kundër Lushnjes. Takimi do zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu” në orën 14.00. Të kuqtë e trajnerit Duro kanë treguar një formë të mirë gjatë fazës përgatitorë ku në dy takimet, kundër të rinjve të klubit dhe kundër Kastriotit kanë shënuar plot 17 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: