Superliga ka ulur siparin e sezonit 2018/2019, duke dhënë edhe verdiktet e fundit që I përkisnin garës për mbijetësë dhe zonës së Europës. Ka marrë fund ankthi te Tirana, e cila siguroi qëndrimin në elitën e fubollit shqiptar, pas një edicioni me të vërtetë zhgënyes në kampionat. Në sfidën e fundit të luajtur në kryeqytet, skuadra e drejtuar nga Ardian mema mundi 3-0 Flamurtarin. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë.

3. Tirana Ka Gjetur Veten, Mema Shikon Me Larg
3. Tirana Ka Gjetur Veten, Mema Shikon Me Larg

Albi Doka shënoi dy gola të shpejtë. Mbrojtësi kaloi vendasit në epërsi në të 65-ën, ndërsa dy minuta më pas me një goditje të shkëlqyer dyfishoi shifrat. Fitorja e Tiranës u vulos nga Hasani vetëm dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes. Një ngushëllim për bardheblutë, që tashmë mund të përgatisin të qetë finalen e Kupës së Shqipërisë. Në Kategorinë e Parë zbret Kastrioti. Krutanët shpresuan për pak kohë, kur mbyllën në epërsi transfertën kundër Kukësit me golin e shënuar nga Ymeraj. Por me rikthimin në fushë pas pushimit, kur mësuan edhe për avantazhin e Tiranës në kryeqytet, u dorëzuan, duke I lejuar vendasve të përmbysin shifrat.

9. Kukesi Ne Finale, Gjoka Mendon Per Vendin E Dytte
9. Kukesi Ne Finale, Gjoka Mendon Per Vendin E Dytte

Rexhinaldo shënoi dy gola, ndërsa tjetri që vulosi fitoren 3-1 të Kukësit mban firmën e Shkurtaj. Me këtë sukses, verilindorët duhet të kënaqen me vendin e dytë dhe të shpresojnë të shpëtojnë sezonin me fitimin e trofeut të Kupës. Në mënyrën më të mirë mbyll sezonin Teuta. Durrasëkët mundën 2-0 Laçin për të blinduar vendin e tretë në Superligë, që do të thotë edhe një vend në Ligën e Europës edicionin e ardhshëm.

4. Ne Garen Per Titull, Por Te Teuta Mendojne Europen
4. Ne Garen Per Titull, Por Te Teuta Mendojne Europen

Golat për formacionin e Bledi Shkëmbit u shënuan në shtesë me Kallakun nga pika e penalltisë dhe Kamara. Me titullin kampion të siguruar dhe të festuar javën e shkuar, Partizani mbyll sezonin me barazimin 1-1 në transfertën e Luftëtarit, që kishte galë prej kohësh nga lufta e mbijetesës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb