Nocioni “bomber” në futbollin shqiptar këtë sezon nuk ekziston. Të gjesh një sulmues që bën diferencën në një ekip është e pamundur, mjafton të shohim listën e golashënuesve më të mirë. I zhdukur prej kohësh, Amadu Latif vijon të kryesojë këtë listë të varfër, me sulmuesin e Teutës që qëndron në krye më 9 gola të shënuar.

Latif
Latif

9 gola në 22 javë kampionat janë shifrat që nuk kanë nevojë për koment. Partizani kryeson kampionatin por golashënuesin më të mirë kanë Asanin, një mesfushorë, me 5 gola. Teuta e kishte një “bomber” por u detyruan të hynin sërish në merkato duke afruar Bushiç.

Shkurtaj
Shkurtaj

Kukësi kërkojë më insistim një sulmues në janar, zgjodhën Shkurtaj por vlonjati nuk e njeh endin golin në kampionat, duke qëndruar në kuotën e 7 finalizimeve, të gjitha me fanellën e Luftëtarit. Golashënuesin më të mirë verilindoret kanë Rexhinaldon i cili u la në stol në këtë fillim viti, u “zgjua” më në fund kundër Teutës.

Superliga
Superliga

Në vendin e dytë në këtë listë ndodhet Devi Bregu, me sulmuesin e Skënderbeut që ka stopuar në kuotën e 8-të golave, kjo e kushtëzuar shumë nga dëmtimi i gjatë. Nëse zbresim pak më poshtë gjejmë emra si Shtubina apo Progni, dy lojtarë që nuk janë sulmues por që kanë dituar të gjejnë rrugën e golit, madje dhe në mënyrë spektakolare si ai i Prognit kundër Kukësit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb