Nga pikëpamja politike mund të konsiderohet një “bijë arti”: babai i saj, Ernst Albrecht, ka qenë ministër dhe president i Saksonisë së Poshtme, si dhe një politikan shumë i njohur në Gjermani në fundin e viteve 1900.

E diplomuar në Mjekësi, von Der Leyen e ka nisur karrierën politike vetëm 18 vjet më parë, kur mori fillimisht një mandat lokal pranë rajonit të Hanoverit dhe më pas u zgjodh deputete në Landtagun e Saksonisë së Poshtme, në shkurt 2003. Kalimi në ekzekutiv ndodhi pak kohë më pas: në 4 mars 2003 u zgjodh Ministre e Çështjeve Sociale, e Grave, e Familjes, dhe e Shëndetësisë e Saksonisë së Poshtme. Në nëntor 2005 ndodhi kalimi në qeverinë qendrore, e thirrur nga Merkel për të mbuluar detyrën e Ministres së Familjes.

Gjatë mandatit të saj ka promovuar politika sociale për mbrojtjen e familjes, duke nisur nga çerdhet si dhe të drejtat e nënave që punojnë. Eshtë shfaqur gjithmonë si një mbështetëse e kuotave të grave. E lindur në 1958, e martuar me mjekun dhe sipërmarrësin Heiko von der Leyen, gruaja që sot do të udhëheqë Komisionin Evropian është nënë e shtatë fëmijëve, të lindur mes viteve 1987 dhe 1999.

Në vitin 2009 Ursula von Der Leyen u konfirmua fillimisht si ministre e Familjes, më pas Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale pas dorëheqjes së Franz Josef Jung. Në dhjetor 2013 erdhi etapa e fundit e karrierës së saj politike: emërohet ministre e Mbrojtjes, duke u bërë e para grua në Gjermani që mbulon këtë rol. Në maj 2016 u bë protagoniste e një ndryshimi rrënjësor të strategjisë në menaxhimin e forcave të armatosura gjermane: ka shpallur rekrutimin e mijëra ushtarëve të rinj në ushtrinë gjermane, duke forcuar sidomos praninë në kufi me Rusinë, për të dhënë siguri vendeve të Evropës lindore, anëtarë të NATO-s, që ndiheshin në rrezik pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe konfliktit në Ukrainën Lindore.

Në vitin 2017 akuzoi gjeneralët për “dobësi në drejtim” të ushtrisë duke u gjendur kështu në qendër të një përplasjeje me drejtuesit ushtarakëë dhe skandalit që pasoi, kur në disa kazerma u gjetën materiale që i përkisnin Vermahtit, forcave të armatosura naziste. Kritikave ministrja iu përgjigj me shpalljen e një reforme të madhe që do të garantonte më shumë investime për mbrojtjen. /Il Giornale – Bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb