Të mërkurën Inter dhe Bayern do të përballen në çerekfinalen e kthimit në Champions. Zikaltërit kanë fituar 2-1 në ndeshjen e parë, me llogaritë e kualifikimit që mbeten ende të hapura.
Për këtë takim, UEFA ka vendosur për arbitrin që do të ndajë drejtësinë. Gjyqtar kryesor në Milano do të jetë slloveni Slavko Vincic.
Instanca më e lartë e futbollit në Europë i ka besuar Vincic-it këtë ndeshje, për shkak të eksperiencës së madhe që ka. Vincic ka arbitruar në 39 ndeshje të Champions League dhe në 22 të Europa League.