Spanja mundi 4-1 Gjeorgjinë, teksa në çerekfinale do të përballet me Gjermaninë. I mirënjohuri, Mirel Josa në  “Euro 24” në News 24, tha se iberikët janë mjaft të fortë, por “panzerat” janë skuadër që do i vështirësojnë jetën atyre.

“Gjermania më pëlqen për dëshirën që ka. Mos të mendojë Spanja se përballë do ketë mbrojtjen e Gjeorgjisë. “Panzerat” kanë filozofinë e vet të lojës, del me dy mbrojtësit anësor. Gjermania ka ekuilibër në mesin e fushës” – tha ai.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb