Partizani dhe Egnatia janë përballur tri herë në stadiumin “Arena e Demave”, që nga sezoni 2022/23. Çfarë bie në sy është se të gjithë përballjet janë mbyllur me barazimin 1-1.
Dy herë Partizani ka gjetur avantazhin, ndërsa në përballjen e fundit e pati Egnatia. Asnjë prej tyre nuk ka arritur të ruajë epërsinë.
Kështu Egnatia mbetet klubi i vetëm nga Superiorja, që ka luajtur dhe nuk ka provuar shijen e humbjes në shtëpinë e Partizanit.
Kujtojmë se aktualisht kampionët ndodhen dy pikë larg “demave” që kryesojnë. Dhe e sigurt është se sfida e nesërme në orën 17:00 vendos se cili prej tyre do kryesojë Superioren pas 16 javësh.