Kanë nisur me supriza çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Partizani dështon në sfidën e vajtjes, duke u dorëzuar pëballë Luftëtarit me rezultatin 2-1. Në sfidën pa tifozë të luajtur në “Elbasan Arena”, kryesuesit e Superligës mbyllën pjesën e parë në epërsi, por i lejuan rivalëve të përmbysin gjithçka pas pushimit me një gol në limitet e kohës së rregullt. Ky fund nuk mund të imagjinohej në minutat e para. Të kuqtë e drejtuar nga Skënder Gega e nisën ndeshjen me një marsh më shumë, ndërsa në disa raste iu afruan golit të epërsisë. Asani, Trashi dhe Hebaj vendosën në vështirësi mbrojtjen gjirokastrite, por gjithsesi nuk arritën të ndalnin topin në rrjetë.

3. Kthehet Futbolli, Por Policia Qendron Serish Jashte
3. Kthehet Futbolli, Por Policia Qendron Serish Jashte

Pas shumë përpjekjesh, rezultati do ndryshonte në minutën e 42-të. Telushi la pa shanse portierin kundërshtar me një goditje të fortë nga distanca, ndërsa goli mesfushorit vlonjat vendosi fatin e pjesës së parë. Pushimi në dhomat e zhveshjes duket se nuk i bëri mirë Partizanit. Me rikthimin në fushë, Luftëtari barazoi shpejt shifrat. Fili në minutën e 54-rt ndëshkoi ish-skuadrën e tij për të vendosur ekuilibrat në rezultat. Në të 57-ën, Hebaj ka rastin më të mirë për të kthyer sërish Partizanin në epërsi, por gaboi në rastin më flagrant të sfidës. Ofensiva e të kuqve vijoi gjatë, por finalizimi la për të dëshiruar. Në minutat e fundit u zgjua sërish Luftëtari, që pasi rrezikoi përmbysjen, e gjeti atë në limitet e kohës së rregullt, kur Rustem Hoxha ndali topin në rrjetë. Nuk sollën asgjë katër minutat shtesë, ndërsa në fund Partizani duhet të pranojë humbjen, që ndërlikon ndjeshëm misionin për t’u kualfikuar në gjysmëfinalet e Kupës. Ndeshja e kthimit do të luhet në Gjirokastër dhe pas kësaj fitoreje, skuadra e Julian Ahmataj është dukshëm e favorizuar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: