https://www.youtube.com/watch?v=GGr_t9a41Qg&feature=youtu.be
TIRANË – Që nga dita e nesërme, cilido që kualifikohet për të marrë një vizë amerikane, do ta ketë ate me afat 3-vjeçar. Këtë lajm me shumë interes për qytetarët shqiptarë e ka dhënë sonte në “Top Channel”, Ambasadori amerikan në ikje, Aleksandër Arvizu.

“Ata që kualifikohen për të marrë vizë për në SHBA, dike nisur nga dita e nesërme, do të kenë mundësinë që ta kenë atë për tre vjet, – tha Arvizu. – Pra, viza e marrë është 3-vjeçare.”

Një ditë më parë, Ambasada Amerikane kishte bërë të ditur se Arvizu do të publikonte një lajm të rëndësishëm në prag të largimit të tij dhe tashmë, SHBA-ja bëhet vendi i parë që iu jep shqiptarëve pa dallim, këtë hapësirë lirie në lëvizje.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: