E ardhmja e Mbaye Niang mund të jetë në Iran. Ish-lojtari i Milanit kontribuoi për Empoli sezonin e kaluar, duke dëshmuar se ai është ende një sulmues që mund të bëjë diferencën.

Sipas informacioneve të raportuara nga Footmercato, Persepolis po përpiqet të siguronte shërbimet e Niang. Klubi nga Irani është gati të plotësojë dëshirat ekonomike të tij, e natyrisht duke i  premtuar atij një vend titullari. Aktualisht, tratativat janë rrugën e duhur dhe marrëveshja mund të finalizohet shpejt.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb