TIRANE- Në rubrikën tashmë të  bërë traditë  ‘Komunikimi javor’ kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun një tjetër lajm të mirë për 66539 pensionistë në vend, ku përveç shpërblimeve të fundvitit do tu zerohen edhe kamatëvonesat e energjisë elektrike. Kreu i Qeverisë i cilësoi shpërblimet e fundvitit, paketë solidaritetit, duke shtuar se ishte më e madhja në këto 25 vite.

“Siç ju lajmërova ditën kur bëra publike përmbajtjen e paketës së solidaritetit ka ende më. Për ata që me mirëkuptimin më shembullor u kthyen nga debitorë në kontributorë të rimëkëmbjes së sektorit elektro-energjetik shqiptar, për ata që janë sot 126 mijë kontributorë aktivë, të cilët kanë nënshkruar akt-marrëveshjet për shlyerjen me këste mujore të borxheve të tyre mujore ndaj OSHEE-së dhe kanë ende mbi supe peshën e kamatëvonesave, 66 mijë e 539 janë konsumatorë pensionistë me ndihmë ekonomike apo persona me aftësi të kufizuar dhe paguajnë me këste 1000-1200 lekë në muaj.
59461 të tjerë janë konsumatorë familjarë që nuk kanë ndonjë status të veçantë vështirësie por meritojnë sot të vlerësohen në këtë fund vitit për statusin e qytetarit të mirë që i kanë dhënë vetes duke paguar rregullisht këstet prej 2500-2800 lekë në muaj, atëherë për 66539 konsumatorë pensionistë, ata në ndihmë ekonomike dhe ata me status tjetër vështirësie do të zerohen të gjitha kamatëvonesat, kundrejt një pagese të vetme simbolike vetëm 20 lekë”, tha ai.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154295253801523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT EDI RAMA
Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë përcjellë përmes mesazhesh të panumërta, uratat e tyre për paketën e solidaritetit të këtij fundviti. Jam realisht i prekur jo nga falënderimet dhe përgëzimet sepse sinqerisht janë të tepërta pasi kjo është detyra ime dhe e qeverisë por jam i prekur nga mirëkuptimi i tyre për mundësitë tona aktuale.

Unë e di mirë dhe ju siguroj, jo vetëm e di, por e ndiej më shumë se kushdo tjetër që nuk e ka vetë në kurriz, peshën e varfërisë, peshën e vështirësive, peshën e pamundësive të njerëzve në nevojë të këtij vendi.

Përpiqem ta mbaj me sa më shumë dinjitet e ndershmëri ndjenjën e asaj peshe si peshë përgjegjësie në çdo hap dhe dua ta dini se çdo rezultat që arrijmë me reformat tona e shikoj në radhë të parë si një mundësi më shumë në rrugën tonë tejet të vështirë për lehtësimin e supeve të pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike, personave me aftësi të kufizuara apo kujtdo tjetër që ndjen mbi supet e veta dhimbjet e pamjaftueshmërisë ekonomike.

Prandaj dhe e di shumë mirë se paketa e solidaritetit e këtij fundvitit sa do që është më e madhja në këto 25 vite nuk është aspak një arsye për të qenë i qetë në raport me njerëzit në nevojë.

Prandaj dua t’ju them se po, kjo paketë shembullore, për një qeveri të Shqipërisë në këtë fazë të zhvillimit e të mundësive tona, është shumë në raport me të shkuarën që po lëmë pas, hap pas hapi, ditë pas dite, por është pak në raport me të ardhmen që kemi detyrë ta afrojmë sa më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. Prandaj edhe njëherë mirëkuptimi i arsyeshëm i njerëzve të këtyre kategorive shoqërore, në radhë të parë i pensionistëve është për mua dhurata më e bukur në prag të Vitit të Ri dhe shumë faleminderit.

Siç ju lajmërova ditën kur bëra publike përmbajtjen e paketës së solidaritetit ka ende më. Për ata që me mirëkuptimin më shembullor u kthyen nga debitorë në kontributorë të rimëkëmbjes së sektorit elektro-energjetik shqiptar, për ata që janë sot 126 mijë kontributorë aktivë, të cilët kanë nënshkruar akt-marrëveshjet për shlyerjen me këste mujore të borxheve të tyre mujore ndaj OSHEE-së dhe kanë ende mbi supe peshën e kamatëvonesave, 66 mijë e 539 janë konsumatorë pensionistë me ndihmë ekonomike apo persona me aftësi të kufizuar dhe paguajnë me këste 1000-1200 lekë në muaj.

59461 të tjerë janë konsumatorë familjarë që nuk kanë ndonjë status të veçantë vështirësie por meritojnë sot të vlerësohen në këtë fund vitit për statusin e qytetarit të mirë që i kanë dhënë vetes duke paguar rregullisht këstet prej 2500-2800 lekë në muaj, atëherë për 66539 konsumatorë pensionistë, ata në ndihmë ekonomike dhe ata me status tjetër vështirësie do të zerohen të gjitha kamatëvonesat, kundrejt një pagese të vetme simbolike vetëm 20 lekë.

Me këtë zerim që pason atë të qershorit 2016 për konsumatorët më korrektë në respektimin e akt-marrëveshjeve, vlera që për këtë vit shteti heq dorë nga borxhet e këqija të qytetarëve në sektorin e energjisë bëhet 95 milionë dollarë.

Për 59 461 konsumatorët e tjerë familjarë që paguajnë me këste 2500-2800 lekë në muaj kamatëvonesat e mbetura do të reduktohen me 80%. Vlera e përgjithshme e këtij reduktimi të borxhit të tyre ndaj shtetit është 60 mln dollarë dhe nënvizoj këtu se kjo përqindje e propozuar është e njëjtë me përqindjen që u aplikua për ata që i paguan menjëherë detyrimet e prapambetura gjatë periudhës dhjetor 2014-korrik 2015. Pra, vlera totale e propozuar për reduktim për 126 mijë konsumatorëve gjatë 2016-ës, llogaritet 155 mln dollarë dhe e dini sa është kjo shumë? Aq sa paguhej më parë çdo vit nga buxheti i shtetit për të kompensuar vjedhjet dhe abuzimet në sistemin e shpërndarjes së energjisë.

Quhet progres apo jo?!
Ne vetëm jo nuk i marrim më këto para nga arka e shtetit, pra nga xhepat e taksapaguesve të rregullt dhe e paguesve të rregullt të energjisë për t’i dhënë drita vjedhësve apo mospaguesve të energjisë po sot jemi në gjendje të bëjmë një lehtësim borxhesh të konsumatorëve ndaj shtetit në të njëjtën vlerë falë reformës së thellë, të dhimbshme natyrisht në energji, që tanimë më ka nisur të na japë rezultate pozitive, të qëndrueshme.

Unë e di që edhe pse në këtë fushë jemi dita me natën krahasuar me 3 vjet më parë por për ta vazhduar krahasimin jam po ashtu plotësisht i vetëdijshëm se nuk jemi në një ditë të bukur me diell por në një ditë me plot re sepse ende duhen shumë më tepër investime për të rindërtuar rrjetin e amortizuar ku s’vihej dorë më që nga koha e elektrifikimit të Shqipërisë dhe sepse ende shërbimi ndaj klientit i OSHEE-së ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme.

Të mos e harrojmë sidoqoftë që ky ishte viti i heqjes përfundimtare të amorfeve. Sot, askush nuk paguan çfarë i do qejfi kompanisë por secili i përgjigjet kompanisë vetëm për faturën që tregon sahati. E vetmja gjë që fatkeqësisht vazhdon njësoj si ditën e parë a thua se asgjë s’ka ndodhur është avazi i sulmeve aforfe të kundërshtarëve politikë të qeverisë ndaj OSHEE-së.

Sulme të ulëta, shpifje që nuk pushojnë, akuza që përsëriten pafund në orvatjen e dëshpëruar të atyre që e zhytën sektorin e energjisë në gropën e thellë të një rrënimi të vazhdueshëm apo disave që duan të kapin një karrige deputeti duke u bërë pjesë e politikës së baltës dhe duke u kapur pas baltës si i mbyturi pas fijes së barit.

Për këtë soj politikanësh OSHEE-ja është një bandë që drejtohet nga krimi dhe që i shërben krimit. Epo mirë, në vend që të merremi me ta sot le të qeshim pak me gjuhën e tyre të përdalë prej mllefit e dëshpërimit sepse sot banda e OSHEE-së është gati t’u zerojë kamatëvonesat përkundër një pagese simbolike vetëm 20 lekë, 66539 kriminelëve, pensionistë që trafikojnë drogë, familjarë në ndihmë ekonomike që jetojnë me trafik armësh, invalidë që ushqehen me vrasje me pagesë, persona me aftësi të kufizuara me rekorde kriminale.

Madje banda e OSHEE-së do t’u bëjë reduktim 80% të kamatëvonesave dhe 59461 konsumatorëve të botës sonë shqiptare të krimit. Dhe pastaj mërziten kur themi qentë le të lehin karvani do të vazhdojë të ecë përpara.

(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb