Të premten e kaluar në emisionin e shqiptarve u prezantua historia e dhimbshme e katër fëmijëve jetimë me të ëmën shurdh memece me probleme të rënda në shikim. Familja kishte humbur kryefamiljarin një vit më parë nga një tumor në tru. Familja Coniku jeton në fshatin Çeravë të Pogradecit. Lotët e vajzave dhe nënës nuk pushojnë. Fatkeqësia e tyre ndihet edhe një vit pasi kanë humbur babain. Drama që përjetuan vazhdon të jete edhe sot një ëndërr e keqe.

Por hallet e tyre janë edhe më të rënda pasi jetojnë në një banese që nuk është e tyre, pranë një kabine elektrike që mund tu marre jetën ne çdo moment. Historia e tyre e dhimbshme preku shumë shqiptarë.

“Asgjë nuk kanë, desh u dogjën para disa kohëve, korrenti është nëpër këmbë. Nuk e di si i rriti ai baba fëmijët. Gjendja është e rëndë. Asnjëri nuk i ka ndihmuar. Do digjen sot do digjen nesër” shprehen fqinjët.
“Ndal tension i lartë” kjo është tabela pranë banesës së familjes Coniku. Ina thotë se ka qenë më parë lavanderi.

“ Kemi sajuar dhomat, është shumë e rrezikshme kur prishet koha, lëshohen shkëndija. Njëherë na ra flaka kishim shumë frikë se mos vdisnim brenda” thonë vajzat.

“ Atë natë më doli gjumi në mes të natës. Komshinjtë po na thërrisnin. Telat po merrnin flake, po afroheshin tek kabina elektrike. Ta mendosh që mund të digjeshim. Kjo nuk është shtëpi, nuk quhet e tillë. Kjo është e shtetit na dita në ditë mund të dalim, mund të mbetemi në mes të rrugës.

“Ëndrra e babit ishte që ne të iknim këtej, ku të ishte. Ai mendonte për në të kishim një të ardhme. Ëndrra ime më e madhe është ta çoj amanetin e babait deri në fund. Unë ëndërroj që të studioj për infermieri, dua tu bëj mirë njerëzve. Dëshira ime më ë madhe është të kem një shtëpi, u lutem shqiptareve ta realizojnë këtë mrekulli” shprehet Ina.

Stafi i emisionit së bashku me Elvisin u mblodhën në zyrë për të diskutuar në lidhje me familjen. U diskutua për blerjen e një apartamenti si dhe për shëndetin e nënës së fëmijëve.

“Problemet e kësaj familje janë të shumta, kam reflektuar shumë. Jemi përfshira në këtë histori. Vendosa menjëherë të mbledh stafin për të zgjidhur hallet e kësaj familje. Një nga qëllimet e emisionit është t’ia prezantojmë shqiptarëve. Kjo familje ka kaq shumë probleme. Familja ka nevojë për suport shpirtëror, ndihmë ekonomike. Nëna e tyre ka probleme shëndetësore,” thotë Elvisi.

“ Na duhet ndihma juaj, kemi një rast që e kemi shfaqur. Nënën e 4 fëmijëve do ta sjellim për Chek Up, do të na duhet edhe një okulist” thotë Ilir Hoxholli, producenti ekzekutiv i emisionit, komunikoi me drejtuesin e një spitali dhe siguroi vizitat.

Stafi i shqiptarëve së bashku me Elvisin dhe bashkëshorten e tij Fatmën, vizituan nga afër familjen në fshatin Çeravë në Pogradec.

Ata panë nga afër kushtet ku banon familja. Fatma Naçi nuk mund ti përmbante lotët kur takoi nga afër vajzat. Inës 16 vjeç i thanë se ishte një prind për motrat më të vogla dhe vëllain si dhe një kujdestare për nënën me aftësi të kufizuara.

Elvisi: Ju nuk duhet të jetoni me rrezikun e kabinës elektrike, ne ndihemi fajtor, nuk e dinim historinë tuaj më parë.

Fatma: Ina, vajza më e madhe, është një heroinë, ajo kujdeset si një nënë për gjithë familjen. Tani do bëheni të forta ta çani vetë jetën, ju jeni të mrekullueshëm, je shembull për gjithë adoleshentët. Unë jam shumë krenare që përfaqësoj gjithë shqiptarët që kanë dashur ty të të ndihmojë.

Ina: Kur babi ishte sëmurë, unë kujdesesha për të, kur ai iku, kujdesëm për mamin për fëmijët.

Sidriti: Kemi zgjuar ndërgjegjen e shqiptarëve, shumë na shkruaj për hallet e të tjerëve. Visi tha se ne nuk kemi shumë në dorë, por të paktën do na kishit përkrah kur humbët babin tuaj.

Elvisi: Nga Amerika me mori dikush, për një vit ju do të keni 500 dollarë në muaj. Ai kishte dëgjuar se ju përfitoni vetëm 150 mije leke të vjetra. Shpresoj se me ketë shumë ju do t’iu lehtësojë.

Kabina elektrike pranë banesës së tyre është një rrezik i vazhdueshëm potencial për jetët e tyre. Ina u tregoi vizitorëve kabinën elektrike, u tregoi për ngjarjen kur kabina desh mori flakë.
Elvisi: E tmerrshme, pesë jetë njëerëzore mund të ishin shuar nga ky rrezik.

Familja udhëtoi bashkë me stafin në kryeqytet. Nëna e vajzave do të vizitohet dhe do të kryejë në spital analizat për problemet e saj me sytë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb