Jorge Sampaoli rishfaqet në skenën e futbollit. Ish-trajneri i përfaqësueses argjentinase mori zyrtarisht drejtimin e skuadrës braziliane të Santosit duke bërë edhe prezantimin e tij përkrah presidentit Jose Carlos Peres.

Sampaoli, për të cilin kjo është eksperienca e parë në kampionatin brazilian të futbollit, zëvendësoi në stolin e Santosit ish-trajnerin Cuca, i cili u largua nga detyra e tij muajin e kaluar për shkak të problemeve kardiake.

“Pasi studiova të gjitha ofertat, kuptova se për mua kishte ardhur koha për të punuar në Brazil”,- tha Sampaoli, i cili nënshkroi me Santosin një kontratë 2-vjeçare, – është sfida më e rëndësishme e karrierës sime”.

Ardhja e Jorge Sampaolit në stolin e Santosit u mirëprit nga legjenda e futbollit botëror Pele, i cili e uroi argjentinasin për detyrën e tij të re nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.

‘Mirëseerdhe te Santos, Jorge”-shkruan Pele në postimin e tij në Twitter” – shpresoj që të arrish shumë suksese me këtë klub të mrekullueshëm. Më thuaj nëse të duhet ndihma ime. Paç fat!”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb