Kastrioti bën një goditje të rëndësishme në ditën e fundit të merkatos. “Panorama Sport” zbulon se sulmuesi spanjoll, Pablo Gallego, ka firmosur me krutanët dhe menjëherë ka nisur stërvitjen.

Bëhet fjalë për një sulmues krahu që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e AEL Larisa në Greqi. Në të kaluarën ai ka luajtur në Spanjë me Real Zaragoza dhe Hueska në Segunda Division. 25-vjeçari nuk është i vetmi që pritet të zyrtarizohet nga Kastrioti sot. Klubi ka paralajmëruar surpriza deri në 24:00, kur dhe mbyllet merkatoja.

/PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: