Zgjerimi i familjes është në planet e ardhshme të Çiljetës dhe Albanit. Në një intervistë për “Goca dhe Gra” në Top Channel ku ajo hapi dyert e shtëpisë, këngëtarja tha se po mendojnë për një fëmijë.
Jo vetëm kaq, por do të ketë edhe një tjetër surprizë: fustani i bardhë!
Fustanin e nusërisë e kemi menduar për të ardhmen. Por tani për tani, synimi është të bëjmë një bebe.
Aktualisht, familja e tyre ka dy djem nga lidhjet respektive të mëparshme, Fernando dhe Beko.