Në orën 19:00 do të nisë zyrtarizit sezoni i 81-të i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, me përballjen çelëse ku kampionët në fuqi të Partizanit, do të luajnë në transfertë ndaj Kukësit, sfidë që do zhvillohet në “Elbasan Arena”, aty ku 5 ditë më parë të kuqtë fituan Superkupën e Shqipërisë pikërisht përballë verilindorëve.

Si Kukësi, ashtu dhe Partizani vijnë me ndryshime në formacionet respektive. Shpëtim Duro ka vendosur të hedhë nga minuta e parë të sapoardhur Obanor, parë dhe problemet e mëdha në mbrojtje në takimin e Superkupës, ndërsa te të kuqtë italiani Lerda ka ulur në stol Jasir Asanin duke i dhënë një fanellë titullari xhamajkanit Braun, autor i një tregolëshi të dielën e shkuar.
Ja formacionet:

Kukësi: Avdyli, Obanor, Teqja, Lulaj, Musta, Maliqi, Et’hemi, Musolli, Limaj, Gavazaj, Shkurtaj.
Trajner: Shpëtim Duro

Partizani: Hoxha, Boldor, Belica, Bitri, Trashi, Mala, Telushi, Broja, Kordeiro, Braun, Solomon.
Trajner: Franko Lerda

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb