Gattuso qëndron, ndërsa Leonardo largohet. Një skenar surprizë, por që në mediat italiane shihet si më i mundëshmi në fund të këtij sezoni të mbushur me shumë dyshime dhe paqartësi për të ardhmen e klubit dhe skuadrës. Si fillim, kuqezinjtë duhet të mësojën nëse do të luajnë në Champions apo Europa League. Asgjë nuk është në dorën e tyre. Bileta për në turneun më të rëndësishëm europian për klube varet nga rezultatet e rivalëve në javën e fundit, ndërsa pjesmarrja në turneun e dytë për nga rëndësia vendoset nga UEFA.

Ivan Gazidis Leonardo Paolo Maldini Milan 3gcdls9fu7n41vhiv0ko42lmb
Ivan Gazidis Leonardo Paolo Maldini Milan 3gcdls9fu7n41vhiv0ko42lmb

Një situatë aspak e këndëshme, sidomos për Leonardon, që me ndërrimin e pronësisë së klubit mori rolin e rëndësishëm të drejtorit sportiv. Por kjo aventurë ka qenë shumë stresuese për brazilianin I kushtëzuar gjithmonë nga kriteret e ashpra financiare që duhet të respektonte, sidomos në merkato. Kjo është arsyeja kryesore, por edhe idetë e kundërta me administratorin e deleguar Ivan Gazidis, e shtyjnë Leonardon të mendojë dorëheqjen. Të paktën kështu mendojnë mediat italiane, që shohin edhe më larg pa brazilian në klubin kuqezi.

Gennaro Gattuso 1
Gennaro Gattuso 1

Me largimin e Leonrados, një rol më të rëndësishëm në klub do të merrte Paolo Maldini. Ndërkohë edhe pankina e Genaro Gattuso do të shpëtonte. Trajneri është prej kohësh në diskutim, por ndryshe nga Leonardo, drejtuesit e tjerë të Milanit mendojnë se ai ka bërë maksimumin me skuadrën që kishte në dispozicion.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb