Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares dhe një prej emrave më të dashur për tifozët kuq e zi, i është bashkuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.

Së bashku me Elvis Naçin, Loriku na ka zbuluar të gjithëve se shumë shpejt do të jetë pjesë e emisionit, i cili do të rinisë transmetimin këtë muaj në News 24.

Futbollisti i njohur ka publikuar në Instagram një video ku zbulon se me Elvisin janë në Drenice te Kosovës, ku po blejne dhurata për një familje.

Me nota humori ku duket Loriku që u pason topin me Elvisin, i cili gjithashtu njihet për pasionin që ka për futbollin, shkruhet “Për ekipet e pakënaqura me merkaton dimërore keni 2 lojtarë të lirë”

Kete ka hedhur Loriku ne instagram duke shkruar me shaka “Ja ku i keni dy futbollistët, kush dëshiron mund t’i marrë në ekipet e tyre”.

“Kemi qene ne Kosove ne nje udhetim bamiresie dhe po blenim rroba dhe dhurata per nje familje” zbulon, ish kapiteni i kombëtares Cana.

Edhe pse i dorëhequr, Lorik Cana nuk ndahet kurrë nuk nga futbolli. Tashmë ai po vazhdon një seri aktivitetesh jashtë fushës së lojës, por nuk lë pas dore edhe bamirësinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: