Qyteti i bukur i Korçës starton sot Festën e Birrës, eventin më të madh festiv veror, i cili do të jetë i mbushur me plot surpriza.


Nën ritmet e muzikës dhe duke shijuar Birra Korça, festa do të nisë sot për të vijuar deri në 18 gusht, event që do të mbahet përpara Stadiumit “Skënderbeu”, si edhe “Pazarit të Vjetër”.


Gazetarja Lorena Kodra zbuloi për “BalkanWeb” disa nga surprizat e bukura të kësaj feste, që ka tejmbushur qytetin dhe të gjitha fshatrat me turistë vendas e të huaj.


“Do ketë këngëtarë që kanë marrë pjesë në edicionet e tjera, por edhe këngëtarë që marrin pjesë për herë të parë, siç është Elvana Gjata, që do të performojë më 17 gusht. Sot festa starton me Maratonën e Këngës, ku do të perforojnë emra të njohur”, tha ndër të tjera gazetarja Kodra.

Ndërkohë, policia ka ndërmarrë një plan masash për garantimin dhe ruajtjen e sigurisë në këtë qytet, i cili do të ndizet nën një atmosferë super-festive.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb