Për të gjithë qytetarët që duan të vijojnë plazhin edhe gjatë muajit shtator, moti do të jetë mjaft favorizues, duke mos përjashtuar edhe surprizat e pakëndshme.

Sipas të dhënave më të fundit të “Meteoalb”, muaji shtator do të shoqërohet nga një mot i kthjellët dhe me temperatura të larta, deri në 33 gradë Celsius. Por, meteorologët thonë se gjatë këtij muaji do të ketë edhe rrebeshe shiu, kryesisht në zonat malore, por nuk përjashtohen edhe në zonat qendrore.

“Deri ne fund te muajit MBETEMI ne ndikimin e motit te kthjellet dhe vranesirave te cilat me te fokusuara do te jene ne zonat malore duke gjeneruar rrebeshe shiu, nuk perjashtohen rrebeshe shiu dhe ne zonat qendrore. Persa i perket temperaturave te ajrit vijojne te larta deri ne 32 – 33 grade C”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”.

Motii
Motii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: