Rudina Xhunga, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare, prej tetorit do t’i bashkohet grupit më ndikues mediatik, në vend. Rudina Xhunga eshte autore e 8 librave, botuese e portalit online dritare.net dhe autore e moderatore, prej 20 vitesh, në prime time te televizioneve kryesore ne Shqiperi, si RTSh e Top Channel.
Xhunga ka nisur në tetor të 1998 emisionin “Dritare” në RTSH dhe për koincidencë do të rinisë sërish në tetor të 2018 po këtë emision në News 24.

Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” pohojnë se ajo do të rikthehet në ekranet shqiptare ku kësaj radhe ka zgjedhur t’i bashkohet grupit më te rendesishem mediatik në Shqipëri, jo vetëm si autore dhe moderatore e “Dritares” së saj, por edhe si editorialiste në median  e shkruar dhe online të grupit.
Rudina për teleshikuesin është gazetarja që nuk ka frikë të pyesë.


Një tjetër karakteristikë e saj që veçojmë është se ajo gjithnjë ka pasur pjesë të panelit të saj të ftuar të gjithë politikanët e njohur dhe figurat më njohura shqiptare të trevave përreth.

Tashmë atë do ta shohim në prime time të martën në “News24” me “Dritare” duke sjellë aktualitetin politik dhe social.

Me siguri do të shohim të njëjtën gazetare që është shfaqur për 20 vjet me radhë, ne e shohim  të shkojë nga një cep i vendit në tjetrin duke treguar se ky vend e ka pasurinë brenda. Një tjetër vecori unike e gazetares jane intervistat me filozofe, shkrimtare, aktiviste  bashkekohore qw kane ndikuar kete shekull.

Të shohim ç’supriza na rezervon “Dritare me Rudinen” këtë tetor, vetëm në “News24”, ndersa i urojmë mirëseardhjen në grup, ikonës së gazetarisë televizive shqiptare, 20 vjet pas Dritares së parë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb