Eksperti i zhvillimit dhe karrierës Erion Muça në një intervistë për gazetaren Çenkuela Hasa tregoi se çfarë pritet të ndodh në tregun e punësimit në Shqipëri për vitin 2025.
“Ekonomia në Shqipëri sot ka dy motorë zhvillimi të cilët reflektohen edhe në punësim për vitin 2025. Këto janë turizmi dhe ndërtimi. Gjithashtu pritet të vazhdojë kërkesa edhe për punonjës të sektorit të teknologjisë së informacionit, por edhe për pozicione që duhet të prodhojnë cilësi, siç janë drejtuesit dhe specialistet për çdo funksion.
Tregu gjithmonë e më shumë ka nevojë për njerëz edhe më të aftë dhe më kompetentë, edhe me më njohuri, etj, e për këtë arsye do ofrojë paga konkurruese për këto nivele si: Turizmi, Ndërtimi, Teknologjia e informacionit, Drejtues (për të gjithë sektorët), Specialist (për të gjithë sektorët), shtoi Muça për News24.