PSG i ka dhënë lamtumirën një prej objektivave sezonalë, Kupës së Ligës. Skuadra e cila dominon lehtësisht kampionatin francez prej shumë vitesh, ka njohur një humbje të paparashikuar në fushën e saj, ku është mposhtur nga Gingamp me rezultatin 2-1.

Parisienët kaluan të parët në epërsi me golin e Neymar në minutën e 63-të të ndeshjes. Rezultatin e barazoi N’Gbakoto në minutën e 81-të. Goditjen fatale vendasit e morën në minutën e tretë shtesë kur Thuram shënoi golin e fitores.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb