TIRANE – Miriam Cani nuk është vetëm një artiste shumë e mirë por ajo njihet edhe për raportin e veçantë që ka me fëmijët. Këtë e ka dëshmuar edhe me angazhimin e fundit në “The Voice Kids” në Top Channel, ku Miriam Cani ishte pjesë e skuadrës së jurisë që gjykonte fëmijët për talentin e tyre në muzikë.

miriami-letra

Por, duket se ka një person në zemrën e të cilës Miriam ka zënë më shumë vend. Kush nga ne mund ta ketë harruar historinë e Daniela Toçit, vajzës nga Kukësi, e cila përpos jetës së vështirë, sërish nuk e zbehu për asnjë çast dëshirën për të ndjekur ëndrrën e saj ndaj zgjodhi skenën e “The Voice Kids” për të shpalosur potencialin e saj në vokal.

Siç duket, ish-konkurrentja e vogël nuk e ka harruar ende këtë eksperiencë ndaj ka vendosur të shkruajë një letër me një dedikim special për të preferuarën e saj, Miriam Cani.

“Kjo letër është për ty. Të dua shumë. Ti gjithmonë ke qenë, je dhe do të jesh si nëna ime. Faleminderit për gjithçka ke bërë për mua dhe për skuadrën”, i ka shkruar Daniela. Ndërkohë Miriam ka falenderuar vogëlushen për surprizën e bukur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: