SHBA

Kim Kardashian do të bëhet nënë për herë të katërt. Duket se tre nuk kanë qenë mjaftueshëm për shoë girl-en amerikane dhe bashkëshortin e saj, Kanye West. Ata kanë tre fëmijë, North, Saint dhe Chicagodhe janë sërish në pritje për herë të katërt.

Lajmi u përhap menjëherë në pothuaj të gjitha mediat ndërkombëtare të mërkurën, edhe pse Kardashian-Ëests nuk e kanë publikuar ende. People, në fakt, e ka konfirmuar nga burime pranë familjes.

Kimi
Kimi

Ashtu si Chicago, edhe ky fëmijë do të lindë nga një nënë surrogate (zëvendësuese). Kim ka folur edhe më herët në lidhje me këtë vendim për ta shtuar akoma familjen e saj, por gjithashtu pranoi se ishte e vështirë që ta bënte këtë natyralisht.

“Kushdo që thotë ose mendon se është e thjeshtë, e ka shumë gabim. Mendoj se është shumë më e vështirë, sepse jo gjithçka e ke nën kontroll”,- tha Kim për “Tonight” pas pritjes së Chicago-s.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb