Para 50 viteve, konkretisht më 10 shtator 1967, një sondë e hapësirës me peshë 277 kilogramë, e quajtur Surveyor 5, kreu një zbritje të lehtë në Hënë.

Sonda analizoi sipërfaqen e Hënës me anë të pjesëzave subatomike. Informacioni i marrë ndihmoi në eksplorimin e mëtejshëm të hapësirës.

Këtu përfshihet dërgimi i njeriut të parë në Hënë në korrik 1969, më pak se dy vjet pas mbërritjes në hënë të sondës Surveyor 5.

Surveyor solli në Tokë një numër të dhënash shkencore dhe 18 mijë fotografi. Sonda mbërriti në hënë në vitin 1967. Vendi ku mbërriti Surveyor 5, u quajt Deti i Qetësisë dhe u bë pika ku shkeli njeriu i parë në Hënë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: