Susan Sarandon ka qenë në festivalin e Torontos për të prezantuar ‘Blackbird’, filmin e ri ku ajo interpreton. Pyetjes së mediave për mundësinë për të fituar me këtë rol, artistja i është përgjigjur me një sulm kundër Academy.

‘E pamundur të matesh me Harvey Weistein-ët e të gjithë botës. Merita nuk vlen, për të fituar një Oscar duhen shumë para’, ka deklaruar aktorja e famshme duke u përgjigjur drejtpërdrejtë pyejtes.

Artistja, që kishte fituar statujën më 1996 si interpretuesja më e mirë femër me filmin “Dead Man Walking”, ka folur për situatën aktuale që lidhet me Oscarin dhe se si ka ndryshuar situata në dekadat e fundit.

‘Ndershmërisht mendoj se kinemaja është bërë biznes’ ka deklaruar ajo. Në kohën kur unë merrja 5 nominime, duke fituar një Oscar, nuk ishte e nevojshme t’i harxhoje të gjitha paratë’. Më pas ajo ka treguar se si organizohen fushata të tëra lobingu, që zgjasin deri në 6 muaj, për të marrë vota.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb