Edhe sot, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’u përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale, në serinë “SY m’SY”.

Ai ka renditur gjithçka që kjo qeveria ka bërë për pensionistët duke përmendur edhe bonusin e fundvitit dhe atë të pranverës, bonus ky që për herë të parë është miratuar nga kjo qeveri.

“Të lumtë zoti kryeministër, avash, avash po e rregullon Shqipërinë, por me ujin e pijshëm dhe pensionet nuk po punon mirë. vëri vëmendje më të madhe këtyre dy çështjeve kryesore për popullin dhe pensionistët. Respektoi më shumë…”, ishte një nga komentet që kreu i qeverisë iu adresua.

Rama u shpreh se se ende ka shumë punë për të bërë, por se askush më mirë se kjo qeveri nuk mund të bëjë një punë të mirë për trajtimin e kategorisë së pensionistëve dhe jo vetëm.

Ai ka shtuar se mbase kjo qeveri nuk është më e mirë, por se më të mirë se ajo nuk mund të gjendet edhe për të paktën në dekadë në vijim.

“E mira nuk ka fund dhe borxhi i kësaj shoqërie ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën qoftë ata që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit nuk lahet kurrë. Por nëse ka një qeveri që ka bërë e mund të bëjë më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e PS.

Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve dhe mundësoi që kush ka dalë në pension 10 vitet e fundit të ketë një pension konsiderueshëm më të lartë se ata që kanë dalë më parë.

100 mln euro u dhanë me bonusin e fundvitit, dhe do të jepet edhe bonusi i pranverës për herë të parë.

Të tjerët ata që nuk kanë, as nuk do kenë asgjë në dorë që nga një katran i madh ..te ca katranë të vegjël të pacipë dhe pa nishan ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, qilima si trashëgimtarë të denjë të politikës ekonomike të Sudes dhe të Xhaferrit. Por mos ta harrojë askush dhe shumë pensionistë nuk e harrojnë se kush e bëri Shqipërinë lesh e li e dyta e dinë aritmetikën me mirë se sa Lulat e ri dhe e treta e kanë më të qartë se kush do tjetër se ne nuk jemi më të mirët dhe më të mirë se ne ky vend as nuk ka pasur as nuk gjen dot dhe për 10 vite të mira pa diskutim”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb