Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, pas barazimit 0-0 me Çekinë në Nations League.

 

Është një skuadër shumë e vështirë. Luajnë me shumë intensitet. Janë shumë fizik. E ritheksoj është një grup shumë i ekulibruar. Luajnë me topa të gjatë dhe kur kriojojmë hapësira ata na gjejnë 4 me 4. Çekia është një ekip shumë, shumë i vështirë. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë.

Kemi vuajtur shumë në Pragë. Nuk jemi një skuadër aq fizike si ata që luajnë me presion shuëm të lartë. Duhet të punojmë shumë të fitojmë.

Tuci ka bërë një ndeshje të shkëlqyer. Kemi bërë zgjedhej me Tucin pasi luan mirë brenda dhe na jep centimetras prej gjatësisë. Uzuni është sulmues shumë i mirë, po me karakteristika të tjera. Çekia është shumë lartë fizikisht dhe janë të gjatë. Kjo na vështirëson punën.

Nuk mund të jap një notë se sa e mendoj nga 1 te 10 që marrim kreun. Është grup i ekuilibruar. Gjithçka e hapur dhe gjithçka mund të ndodhi. Duhet të jemi të përgatitur për ndeshjen e fundit. Gjeorgjia dhe Ukraina barazuan sonte. Të gjithë janë të ngjeshur me pikët. Teknikisht, vetëm Ukraina nuk mund të marrë vendin e parë.”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb